19.7 C
Pec
E shtunë, 1 Tetor, 2022

Humbi vetëdijen dhe ra para trenit në lëvizje, argjentinasja shpëton mrekullisht

“Nuk e di si jam gjallë”, ishin fjalët e para të argjentinases e cila humbi vetëdijen në një stacion metroje në Buenos Aires, kur ra dhe përfundoi nën trenin që ishte në lëvizje.

I tërë incidenti u filmua nga kamerat e sigurisë, e të gjithë ata që kanë parë videon kanë shtruar të njëjtën pyetje – si arriti të mbetet ajo gjallë.

Gruaja e cila sipas mediave lokale u prezantua si Kandela, ka humbur baraspeshimin dhe ra në platformën e stacionit të metrosë “Indepedence” në Buenos Airës, Argjentinë.

Në videon e filmuar në prill, që tani është bërë viral në rrjetet sociale, shihet Kandela duke humbur baraspeshimin, dhe bie para trenit që në ato momente ndalet në stacion.

Gruaja ka pasur “fat” pasi ka  rënë në hapësirën mes dy vagonëve dhe ka përfunduar në shina, e të gjithë kalimtarët e rastit mbetën të shokuar.

Kandela për mrekulli mbeti e gjallë, e pasagjerët e tjerë e ndihmuan që ta nxjerrin dhe ta dërgojnë në spital me karrocë.

Pasi rimori veten, foli për mediat lokale duke theksuar se në ato momente i kishte rënë presioni i gjakut dhe kishte humbur vetëdijen. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...