20.2 C
Pec
E diel, 20 Qershor, 2021

Humbin ndjenjat gjashtë futbolliste gjatë takimit Patrizani – Gilisht, reagon FSHF-ja

Federata Shqiptare e Futbollit, ka reaguar lidhur me lajmin që gjashtë futbolliste në takimin Partizani – Bilisht Sport kanë humbur ndjenjat.

FSHF ka kërkuar nga opinioni i gjerë dhe mediat që të mos krijojnë dezinformim lidhur me rastin e ndodhur ne ndeshjen e xhiros së 21-të të Kampionatit të Femrave në Shqipëri.

FSHF ka konfirmuar se vajzat të cilat kanë humbur ndjenjat gjatë takimit janë transportuar në spital dhe në përgjithësi janë në gjendje të mirë. Tre nga futbollistet tashmë kanë dalë nga spitali dhe tre të tjera po u vlersohet gjendja.

Postimi i plotë i FSHF-së pa ndërprerje:

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të sqarojë dramën e klikimeve të krijuara ditën e sotme në lidhje me ndeshjen Partizani-Bilisht Sport, e vlefshme për javën e parafundit të Kampionatit Kombëtar të Futbollit të femrave.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes së vlefshme për javën e 21-të të kampionatit, 3 vajza të ekipit juglindor kanë shfaqur gjendje të fikëti.

Menjëherë vajzat janë shoqëruar në Spitalin Amerikan nga Ambulanca, e sjellë nga klubi pritës, FK Partizani, që kanë qëndruar së bashku me delegatin e ndeshjes, pranë vajzave.

Tre futbollistet pasi kanë kryer analizat e nevojshme kanë lënë ambientet e Spitalit.

I bëjmë thirrje të gjithë mediave që të jenë shumë të kujdesshme në raportimin e ngjarjeve të tilla, duke parë që kanë të bëjnë me emocione të lojtareve, prindërve dhe të afërmve të tyre.

Në garën e eksluziveve dhe klikimeve duhet të tregojmë së paku humanizëm dhe profesionalizëm.” /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...