35 C
Pec
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

Hungaria e anulon takimin me ministrin e Jashtëm gjerman për arsye “teknike”

Hungaria e ka anuluar një takim të ministrave të Jashtëm me Gjermaninë, i caktuar për 8 korrik në Budapest, për shkaqe teknike, tha Ministria e Jashtme hungareze të shtunën.

“Për shkak të një ndryshimi të papritur në kalendarin e ministrit, Ministria e Jashtme ka kërkuar që vizita të ndodhë në një datë tjetër, me shpresë së shpejti”, thuhet në njoftim.Ajo tha se arsyeja është “plotësisht teknike, dhe jo politike”.

Të premten, Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha se u “trondit” nga anulimi i takimit dhe se nevojitet një bisedë “serioze dhe e sinqertë”, pasi kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, ditën e njëjtë në Moskë.

Orbani u bë lideri i parë i një vendi të BE-së që e takon Putinin në Moskë prej prillit 2022, dy muaj pasi Moska e kishte nisur pushtimin e plotë të Ukrainës.Takimi i tyre i zemëroi liderët e Bashkimit Evropian, të cilët thanë se Orbani nuk ka folur në emër të BE-së atje.

Vizita u zhvillua më pak se një javë pasi Budapesti mori kryesimin e presidencës së Këshillit të BE-së dhe tri ditë pasi Orban prezantoi një marrëveshje të mistershme armëpushimi gjatë një vizite, po ashtu të befasishme, në Kiev.

Orban ka mbajtur raporte të ngushta me Punin dhe u ka rezistuar sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë. Ai po ashtu ka refuzuar që t’iu bashkohet përpjekjeve perëndimore për ndihmë ushtarake për Ukrainën./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...