Qeveria në Kosovë duhet të mendojë për shembullin e Bosnje dhe Hercegovinës që të mos ketë kufizim kohor për aplikim për statusin e viktimës së dhunës seksuale, thotë Sabiha Husiq, drejtoreshë e organizatës “Medica Zenica”.
Ajo e konsideron thelbësore një gjë të tillë, meqë thotë se nuk dihet asnjëherë se kur është gati një e mbijetuar që të aplikojë për pension.
Në një intervistë për KosovaPress, Husiq flet për drejtësi dhe rëndësinë e ndëshkimit të këtij krimi, për çka thotë se duhet të krijohet atmosferë e mirë që viktimat e dhunës seksuale të dëshmojnë atë që iu ka ndodhur.
Sabiha Husiq, e cila udhëheq organizatën më të vjetër të grave në Bosnje, thotë se të mbijetuarit e dhunës seksuale në BeH vazhdojnë të mbajnë të heshtur ngjarjen traumatike. /Njeshi/