26 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Hykmete Bajrami i reagon Albulena Haxhiut: Dështuat, dorëhiquni

Nënkryetarja e LDK-së dhe deputetja Hykmete Bajrami i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas një video që kjo e fundit ka publikuar në përpjekje për të thumbuar opozitën kosovare për mos unitet rreth shkuarjes në zgjedhje.

Deputetja,Bajrami ka thënë se kjo video vjen pasi dështoi përpjekja e Kurtit për të instrumentalizuar opozitën dhe shton se Haxhiu si ministre e skandaleve me djegien e IML, ministre e dështimit të Vetingut ka nisur përsëri fushatën me video kundër opozitës.

Bajrami ka listuar një numër të madh çështjesh për të cilat thotë se Qeveria Kurti ka dështuar.

Postimi i plotë:

Prapë me video?

Prapë për të gjithë?

Edhe për ata me të cilët darkuat?

Pasi i dështoi nisma shefit të saj për ta instrumentalizuar tërë opozitën, Albulena Haxhiu e skandaleve me djegien e Instititutit të Mjekësisë Ligjore, minstrja e vetingut të dështuar sërish e paska nis fushatë me video kundër opozitës.

Albulena Haxhiu në pamundësi të shkruajë e flasë për ndonjë sukses të Qeverisë, ajo prodhon video pasi i dështoi partia të çojë vendin në zgjedhje duke u viktimizuar.

❌ Prodhimi i videove nuk ju largon premtimet që keni dhënë dhe dështimet që keni shënuar. Që keni dështuar prej ndërtimit të çerdheve e deri te mashtrimet për përfundimet e projekteve nacionale si rruga për Podujevë, Mitrovicë e Gjilan.

❌ Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që i keni mashtru pensionistët, veteranët dhe invalidët e luftës.

❌ Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që keni mashtru se nuk bisedoni me Vucicin pa kërku falje Serbia.

❌ Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që keni nënshkru 240 milionë euro kontrata njëburimore me korrupsion.

❌ Prodhimi i videove nuk ju largon nga keqpërdorimi i rezervave shtetërore.

❌ Prodhimi i videove nuk ju amniston nga mafia energjetike e ambasadorit Martin Berishaj.

❌ Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që e keni pranu Zajednicën.

❌ Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që i keni mashtru banorët e Deçanit se nuk zbatoni vendimin për Manastirin e Deçanit.

❌ Prodhimi i videove nuk ju amniston nga dështimi për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

❌ Prodhimi i videove nuk ju largon nga përgjegjësia që keni dështuar të sjellni njohje të Shtetit të Kosovës. Zero njohje për tri vjet e gjysëm.

Me mashtrime, me gënjeshtra, me propagandë e keni marrë pushtetin. Mirëpo, qytetarët po kërkojnë llogari dhe projekte, e premtimet që i keni dhënë.

Pranoni që keni dështu sepse tashmë kjo është fakt.

Dorëhiquni!/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...