Nga ora 22:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës ka hyrë në fuqi ora e rikthyer policore.
Ora policore zgjatë deri në 05:00 të mëngjesit. Kjo masë vie në kuadër të masave të reja shtrënguese antiCovid të shpallura nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Ndërkohë sikur në tërë Kosovën, edhe në Pejë, nga ora 21:00 është mbyllur gastronomia dhe çdo biznes tjetër që vepron deri në këto orë.
Policia Rajonale e Pejës po monitoron respektimin e orës policore./RADIO 1/