29.4 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Hyn në fuqi Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor

Plani i rritjes së Bashkimit Evropian (BE) për Ballkanin Perëndimor, i cili siguron akses në ndihmë financiare shtesë prej gjashtë miliardë eurosh, ka hyrë në fuqi sot, më 25 maj.

Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi,njoftoi në rrjetin X se Instrumenti për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor hyn në fuqi. Varhelji shkroi në një postim në platformën X se “gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor po punon me zell për të finalizuar gjashtë agjendat e reformave dhe reformat”.

Në fillim të majit, Këshilli i BE-së i dha dritën jeshile përfundimtare krijimit të Fondit të Reformës dhe Rritjes në Ballkanin Perëndimor, një instrument i ri për të mbështetur reformat e lidhura me BE-në dhe rritjen ekonomike në rajon.

Partnerët nga Ballkani Perëndimor janë të ftuar t’i paraqesin Komisionit Agjendat e tyre të Reformave, duke përshkruar reformat socio-ekonomike dhe themelore që planifikojnë të ndërmarrin në tre vitet e ardhshme.

Vendet anëtare të BE-së do të kenë fjalën kryesore në miratimin e burimeve financiare.

Pagesat do të bëhen dy herë në vit, me kusht që partnerët të përmbushin hapat cilësorë dhe sasiorë të specifikuar në agjendat e tyre të reformës.

Kur parakushtet për mbështetje nuk plotësohen ose nuk plotësohen më, BE-ja mund të vendosë të pezullojë lirimin e fondeve./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...