12.3 C
Pec
E premte, 17 Maj, 2024

Hyri në rrethrrotullim nga ana e kundër, drejtuesi i automjetit rezultoi në ndikim të alkoolit – i merret patentë shoferi

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit bëri të ditur për një rast të kundërvajtjes në trafik, ku një person ka hyrë në rreth-rrotullim nga ana e kundërt dhe i njëjti më pas ka rezultuar se është në ndikim të alkoolit.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë kontrollit të dokumenteve ka ekzistuar dyshimi i bazuar se vozitësi i këtij automjeti mundë të jetë nën ndikim të alkoolit.

“Pasi i është bërë matja e alkoolit me alkool test i njëjti është vërtetuar se ishte nën ndikim të alkoolit me 0.87 promila alkool”, thuhet në njoftim.

Të njëjtit në bazë të ligjit 08/L-186 neni 233 paragrafi 4 i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 200 euro,  konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej tre muajsh dhe dy pikë negative, si dhe automjeti i tij është konfiskuar përkohësisht. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...