Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni ka mbajtur tubim elektoral në shkollën “Naim Frashëri”.
Ai nga aty është shprehur se Llapi është më unik se kurrë, unik për frymën e ndryshimit të Lidhjes Demokratike të Kosovë.
”Mbrëmjen e përmbyllëm me takimin në shkollën “Naim Frashëri”, në qytet, me një pjesëmarrje masive. Më masive se e atyre që ishin mbledhur nga çdo skutë e Kosovës e kishin zbritur në Llap, për të bërë ftesë për mobilizim.Mirëpo Llapi është më unik se kurrë. Unik për frymën e ndryshimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës!”, ka shkruar Hyseni.
Ndryshimin për të cilin ka nevojë secili qytetarë në Llap e Kosovë, ka shtuar Hyseni./Njeshi/