25.7 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

I anulohet leja një vozitësi për të gjitha kategoritë me 21 pikë negative, shkak kundërvajtjet

Drejtoria rajonale e policisë Prizren, Njësia e Trafikut Rajonal në Prizren të martën gjatë kontrollit kanë ndaluar veturën me targa vendore drejtuar nga një shtetas i Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se gjatë verifikimit është gjetur se kundërvajtësi edhe pse e kishte të konfiskuar patentë shoferin i njëjti edhe më tutje ka vazhduar të drejtonte mjetin motorik ku i kishte të shqiptuara edhe nëntëmbëdhjetë kundërvajtje të cilat nuk i kishte përfillur.

“Drejtoria rajonale e policisë Prizren, Njësia e Trafikut Rajonal në Prizren me datën 21.05.2024, gjatë kontrollit rutinë kanë ndalur veturën me targa vendore drejtuar nga vozitësi shtetas i Kosovës viti i lindjes 2004.

Gjatë verifikimit është gjetë se kundërvajtësi në fjalë edhe pse e kishte të konfiskuar patentë shoferin në bazë të ligjit 05/L-088 nga neni 55.3, i njëjti edhe më tutje ka vazhduar të drejtonte mjetin motorik ku i kishte të  shqiptuara edhe nëntëmbëdhjetë (kundërvajtje) vazhdime ndalesë e përkohshme të cilat nuk i ka përfill kundërvajtësi.

Me këtë raste policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal në Prizren kanë konfiskuar mjetin motorik në bazë të ligjit 08/L-0186 nga neni 246 paragrafi 6 , si dhe i anulohet leja e vozitje për të gjitha kategoritë në bazë të nenit 245 paragrafi 7”, thuhet në njoftimin e policisë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...