I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin, Manuel Sarrazin ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai me anë të një postimi në Twitter ka thënë se Kosova “është në zemër të Evropës” dhe i përket Këshillit të Evropës.
Sarrazin ka shtuar se dje në takim me ministren Gërvalla ia ka rikonfirmuar asaj mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KE.
“Pozicioni i Gjermanisë është i qartë. Kosova është në zemër të Evropës dhe i përket Këshillit të Evropës. Dje e sigurova ministren Gërvalla për mbështetjen tonë për anëtarësimin”, ka thënë Sarrazin. /Njeshi/