I dërguari i Papës, Kardinali Matteo Zuppi do të udhëtojë nesër në Kinë si pjesë e një shtytjeje diplomatike për të lehtësuar paqen në Ukrainë, ka thënë Vatikani.
Kardinali vizitoi tashmë Kievin dhe Moskën në qershor dhe do të udhëtojë për në Uashington muajin e ardhshëm si pjesë e përpjekjeve të Selisë së Shenjtë për të sjellë Ukrainën dhe Rusinë në tryezën e bisedimeve.
Gazeta italiane “La Repubblica” tha se Zuppi, i cili do të jetë në Kinë deri të premten, ka të ngjarë të takohet me “udhëheqësit kryesorë institucionalë” në Pekin, duke përfshirë kryeministrin kinez Li Qiang.
Vatikani nuk ka dhënë detaje rreth agjendës së tij, por tha në një deklaratë: “Vizita përfaqëson një fazë të mëtejshme në misionin e dëshiruar nga Papa për të mbështetur iniciativat humanitare dhe kërkimin e shtigjeve që mund të çojnë në një paqe të drejtë”./Njeshi/