8.9 C
Pec
E premte, 31 Mars, 2023

I dyshuari gjendet i vdekur pas sulmit në Kaliforni

Policia e Kalifornisë ka identifikuar personin e armatosur të dyshuar për vrasjen e 10 personave në një studio vallëzimi pranë Los Anxhelosit si Huu Can Tran, 72 vjeç, i cili më vonë u gjet i vdekur në një furgon të bardhë.

Ai kishte një plagë të vetëshkaktuar me armë zjarri dhe u deklarua i vdekur në vendngjarje, tha sherifi i kontesë LA Robert Luna, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Festimet për Vitin e Ri Hënor ishin duke u zhvilluar në Monterey Park të Kalifornisë, i njohur për popullsinë e madhe aziatike.

Policia nuk e di ende motivin.

10 persona të tjerë u plagosën në të shtënat dhe shtatë janë ende në spital – disa në gjendje kritike – tha sherifi në një konferencë shtypi të dielën pasdite në Monterey Park. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...