15 C
Pec
E shtunë, 19 Korrik, 2025

I dyshuari për “vrasje në tentativë” vetë-dorëzohet në polici – tregon vendndodhjen e armës së dyshuar në Prishtinë

Një person është paraqitur në stacion policor së bashku me avokatin e tij për veprën penale “Vrasje në Tentativë”, në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari ka njoftuar për vendndodhjen e një pistoletë që dyshohet se është përdorur në rast e cila është sekuestruar.

“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë / 27.06.2025 – 19:30. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin me 01.07.2025 është identifikuar i dyshuari m/k i cili është paraqitur në stacion së bashku me avokatin e tij. I dyshuari ka njoftuar për vendndodhjen e një pistolete që dyshohet se është përdorur në rast e cila është sekuestruar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç thuhet në raport me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ndryshe, ditë më parë janë gjetur e konfiskuar 8 gëzhoja të cilat dyshohet se janë shkrepur nga persona të panjohur nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër. /Njeshi/
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...