35 C
Pec
E hënë, 15 Korrik, 2024

I gjenden 209 kilogramë duhan të grirë, arrestohet një person në rajonin e Vitisë

Një person është arrestuar për kontrabandim të duhanit në rajonin e Vitisë.

Sipas njoftimit, të njëjtit i janë gjetur 209 kilogramë duhan të grirë dhe 43 mijë copë ambalazhe për paketim të duhanit.“Oficerët doganorë kanë kryer kontrolle në dy lokacione në rajonin e Vitisë dhe aty kanë gjetur 209 kg duhan të grirë dhe 43,000 copë ambalazhe 500 gr për paketim të duhanit. Këto produkte ishin pa dokumentacion përcjellës dhe janë kontrabanduar përmes rrugëve dytësore në Kosovë”- thuhet në njoftim.

Ndërsa është bërë e ditur se shmangiet nga taksat doganore llogariten të jenë rreth 8 mijë euro.Tutje thuhet se me urdhër të prokurorit, i dyshuari për kontrabandimin e këtij malli është arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...