6 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

“I humbi 10% të votës – Ky kthim prapa se ka, do të shkojë me turp’’, Haradinaj për Kurtin

Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku po diskutohet ndër tjerash edhe për zgjedhjet, ku ka thënë se Kurti do të duhej të humbiste më shumë vota.

Tutje, Haradinaj ka thënë edhe Kurti e ka kapur çdo segment.Po ashtu, lideri i AAK-së, ka deklaruar se Kurti do të vazhdojë të humbasë përkrahje është më shumë.

”Kurti, mendoj që nuk i ka meritu as 10%. Pra mua me vjen keq prej popullit të Kosovës, që se kanë kuptu damin që është ka ia u sjell ky njeri. Me dhimet populli jem që se kanë kuptu saktë. Por ky është shumë fatkeqësi për Kosovën. Ato 10% që i ka humb janë reale. Edhe kjo nuk është pak, duke e pasur një qeveri të plotë. E ka kapë shtetin në çdo segment të vetin, në vazhdimësi ka vazhdu me kapë deri në media, Komisionin për Media të Pavarura. RTK-së çka i ka bë,  e ka bë sikur Radio Televizion i Koresë, nuk është Radio Televizioni i Kosovës. Të gjitha i ka bë, edhe i humbi 10% të votës, por mendoj që është dashtë me humb shumë më shumë. Edhe ky kthim prapa s’ka, ky do të shkojë me turp poshtë, ky e ka marrë teposhtën, ky vazhdon me ra tash”, ka thënë ai. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...