Sot atij i është dhënë lamtumira e fundit, në varrezat e Pejës, me një ceremoni zyrtare ku të pranishëm ishin familjarë, miq dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ish-kolegë të Tolajt
Tolaj vdiq dje në rrethana të dyshimta, ndërsa zëdhënsi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha se mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Sipas policisë, duke u bazuar në informacionet e para, ka elemente që sugjerojnë që rasti në fjalë të jetë “vetëvrasje”, por policia në koordinim me prokurorin e shtetit kanë nisur një hetim për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./Njeshi/