Ndarja e fundit nuk është e lehtë për familjarët.
Përveç këtyre, dhjetëra bashkëpunëtorë dhe kolegë po i japin lamtumirën e fundit ish-boksierit Xhevdet Peci, këtu në fshatin Zhazhë të Mitrovicës.
Për kryetarin e komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, vdekja e legjendës është humbje e madhe.
Edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e ka të vështirë ndarjen me kushëririn tij. Bile e ka edhe një peng.
Fjalë të mëdha për legjendën e boksit të Kosovës dhe ish-Jugosllavisë, kanë edhe kolegët e tij nga Novipazari.
Boksieri Xhevdet Peci ka ndërruar jetë të martën në shtetet e Bashkuara të Amerikës./Njeshi&KlanKosova/