Policia e Kosovës ka dhënë detaje mbi vdekjen e gjyqtarit të futbollit, 26-vjeçarit Rilind Berisha.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:40, në qytetin e Pejës.
Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”.
“Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një pistoletë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Nushëllime për të ndjerin, krahasur shumë personave tjerë, ka shprehur edhe Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Raportohet se lamtumira e fundit, Berishës i jepet sot në orën 16:00. /Njeshi/