5.1 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

I jepet sot lamtumira e fundit tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Humbja e jetëve të tre fëmijëve të familjes Morina, Rama dhe Mehmetaj në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, ka tronditur opinionin e gjerë.

Të tre fëmijët njëri i moshës 13 vjeçar dhe dy të tjerë 15 vjeçar, u gjetën pa shenja jete nën rrënojat e një objekti të pabanuar i cili u shemb mbrëmjen e së shtunës.

Familjarët e viktimave kanë bërë të ditur se tre trupat e të miturve do të varrosen sot në varrezat e fshatit nga ora 14:00.

Në njoftimin mortor familjet Morina, Rama dhe Mehmetaj kanë thënë largimi i parakohshëm i më të dashurve të tyre ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e tyre.

Fëmijët që humbën jetën tragjikisht janë V.M i lindur më 2 dhjetor të vitit 2011, I.R i lindur më 25 mars 2009 dhe R.M i lindur më 7 gusht 2009.

Ndërkaq autoritetet kanë bërë të ditur se kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat që quan në shembjen e objektit ku ndodheshin tre viktimat. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...