-8.3 C
Pec
E martë, 7 Shkurt, 2023

I la të prisnin rreth një orë, gazetarët bojkotuan konferencën e Muratit

Gazetarët e akredituar në Qeverinë e Kosovës e kanë bojkotuar konferencën e paraparë të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, si pasojë e vonesave të përhershme të ministrave të kabinetit qeveritar.

Pas mbledhjes së ekzekutivit, ishte paraparë që Murati të mbajë një konferencë për gazetarë, por që e njëjta është bojkotuar, pasi gazetarët kanë pritur për afër një orë.

Gazetarët e pranishëm kanë shprehur mllefin me ekzekutivin, me ç’rast deklaruan se kjo nuk është hera e parë që një ministër vonohet në konferenca të tilla. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...