Siç raportoi ‘RADIO 1’ dhe ‘Njeshi’ minuta më parë, një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 21:30 minuta në fshatin Ozdrim të Pejës.
Një veturë ka goditur tre persona, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa i lënduari i tretë me urgjencë u në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës.
Tani merret vesh nga Spitali Rajonal i Pejës, se personi i lënduar është nsiur për transferim drejt QKUK-së, pasojë e lëndimeve.
Lajmin fillestar zyrtarisht e konfirmoi, minuta më parë për ‘RADIO 1’ edhe Driton Rugova – Zyrtar për Informim i Policisë Rajonale të Pejës.
‘Ju konfirmojë se rreth 21:30 jemi informuar për aksident të rëndë në Ozdrim të Pejës. Të involvuar në aksident janë një veturë dhe tre këmbësorë. Pasojë e aksidentit dy nga tre personat kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Personi i tretë po trajtohet në kirurgji intensive. Ngasësi i veturës që ka goditur personat është vetëdorëzuar dhe ndodhet në stacionin policor të Pejës.’-deklaroi Rugova për ‘RADIO 1’./Njeshi/