-1.2 C
Pec
E premte, 27 Janar, 2023

I ndërrohet emërtimi Asociacionit, të hënën instituti gjerman Friedrich Ebert Foundation publikon draft-statutin

Instituti gjerman “Friedrich Ebert Foundation” ka njoftuar se të hënën (30 janar) do të shpalosë publikisht draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ndonëse në njoftim është riformuluar emërtimi si “Asociacioni i Komunave në Republikën e Kosovës ku Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”.

Në thirrjen për shpalosjen e draft statutit të Asociacionit, shkruhet se “Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë ka kënaqësinë t’ju ftojë në ngjarjen publike ku do të prezantojmë dhe diskutojmë rezultatet e punës sonë në draft-statutin për ‘Asociacionin e Komunave në Republikën e Kosovës në të cilin Komuniteti Serb i Kosovës është në Shumicë’, hartuar në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP)”.

Kujtojmë se në Marrëveshjen e Brukselit kësaj marrëveshja pala kosovare i referohej si “Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe” ndërsa pala serbe si “Asociacioni i Komunave Serbe (ZSO – Zajednica srpskih opština), shkruan Insajderi.

“Vitin e kaluar, ne bashkuam forcat me Institutin Evropian të Paqes (EIP) dhe organizuam një seri të përbashkët të punëtorive në vitin 2022 mbi çështjet e pazgjidhura të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nëpërmjet këtyre punëtorive kemi diskutuar dhe trajtuar çështjet dhe sfidat më urgjente lidhur me zbatimin e marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila i ka paraprirë hartimit të Statutit. Puna është produkt i partneritetit midis dy organizatave tona dhe nuk përfshin asnjë palë të tretë. Procesi i hartimit të statutit përfshinte konsultime me ekspertë, akademikë dhe profesionistë që punonin ose përfshiheshin në dialogun e Brukselit”, thuhet në njoftim.

 

“Prandaj, në një mjedis shumë të instrumentalizuar politikisht, publikimi duhet parë më tepër si një pikënisje për një kontribut të bazuar në prova. Puna jonë u drejtua vetëm nga motivimi për të kontribuar në fillimin e një diskutimi publik thelbësor dhe ofrimin e rekomandimeve tona të formuara përmes ekspertizës së duhur vendore dhe ndërkombëtare – siç kemi bërë në të kaluarën për çështje të ndryshme politike dhe socio-ekonomike”, thotë njoftimi.

Në thirrjen për shpalosjen e draft statutit të Asociacionit, shkruhet se “Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë ka kënaqësinë t’ju ftojë në ngjarjen publike ku do të prezantojmë dhe diskutojmë rezultatet e punës sonë në draft-statutin për ÇAsociacionin e Komunave në Republikën e Kosovës në të cilin Komuniteti Serb i Kosovës është në Shumicë’, hartuar në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP)”.

“Vitin e kaluar, ne bashkuam forcat me Institutin Evropian të Paqes (EIP) dhe organizuam një seri të përbashkët të punëtorive në vitin 2022 mbi çështjet e pazgjidhura të normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Nëpërmjet këtyre punëtorive kemi diskutuar dhe trajtuar çështjet dhe sfidat më urgjente lidhur me zbatimin e marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila i ka paraprirë hartimit të Statutit. Puna është produkt i partneritetit midis dy organizatave tona dhe nuk përfshin asnjë palë të tretë. Procesi i hartimit të statutit përfshinte konsultime me ekspertë, akademikë dhe profesionistë që punonin ose përfshiheshin në dialogun e Brukselit”, thuhet në njoftim.

“Prandaj, në një mjedis shumë të instrumentalizuar politikisht, publikimi duhet parë më tepër si një pikënisje për një kontribut të bazuar në prova. Puna jonë u drejtua vetëm nga motivimi për të kontribuar në fillimin e një diskutimi publik thelbësor dhe ofrimin e rekomandimeve tona të formuara përmes ekspertizës së duhur vendore dhe ndërkombëtare – siç kemi bërë në të kaluarën për çështje të ndryshme politike dhe socio-ekonomike”, thotë njoftimi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...