Gjatë ditës sot është gjetur pa shenja jete një person i cili dje pasdite ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët e tij.
Bëhet fjalë për të riun Baton Berisha nga Peja, i moshës 36 vjeçare.
Rasti fillimisht është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, toger Fadil Gashi.
“Dje është raportuar në orët e pasditës, për një person të zhdukur nga të afërmit e tij. Sot nga familjarët përmes telefonit policia është njoftuar rreth orës 13:00 për lokacionin e vendodhjes të tij i cili është gjetur nga familjaret në Sferkë të Thatë, menjeherë në vend të ngjarjës, kanë dalë të gjitha njësit relevante në vendngjarje, dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen. Rasti kategorizohet si hetim i vdekjes”.-tha Gashi për ‘RADIO 1’
Trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës në Prishtinë, për tu hetuar shkaqet e vdekjes.
I ndjeri përshkruhet nga të afërmit dhe miqtë, si djal i urtë e punëtorë.
I riu Baton Berisha, rrjedhë nga një familje e njohur, shumë e arsimuar dhe e urtë nga Peja.
Babai dhe nëna e të ndjerit kanë shërbyer për dekada në arsim.
Ndryshe, i ndjeri Baton Berisha, është vëllau i moderatorës dhe gazetares së njohur kosovare, aktualisht Redaktore e programeve të mëngjesit në ‘RADIO 1’, Venera Berisha Morina.
Me këtë rast, ‘RADIO 1’ dhe Portali ‘Njeshi’, shprehë ngushëllime më të thella, për familjen, miqtë dhe të njohurit e të ndjerit./Njeshi/
