9.4 C
Pec
E premte, 24 Janar, 2025

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, kapet në Dibër 25-vjeçari dhe ekstradohet në Kosovë

Një 25-vjeçar nga Kosova është kapur në Dibër këtë të diel.

I riu është i akuzuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit , për veprën penale “Dhunimi”. 25-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Kosovës.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe mirëkoordinimit të punës, ndërmjet strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore  të Policisë Dibër dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja në Maqellarë dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar S.R., 25 vjeç, banues në Prizren, Kosovë.

Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhunimi” , parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 25-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër,  për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...