20.7 C
Pec
E premte, 12 Gusht, 2022

I shtohen edhe disa amendamente Projektligjit për Komisionerin Parlamentar të FSK-së

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes ka votuar amendamentet e propozuara nga ky Komision për Projektligjin për Komisionarin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovë.

Me këto ndryshime anëtarët votuan unanimisht, ndërsa kërkuan që sa më parë Projektligji të jetë kualitativ dhe sa më shpejtë ta procedojnë për në Kuvend.

Kryesuesi i Grupit Punues, deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha se amendamentet janë bërë në konsultime me ekspertë të fushës.

“Ne anëtarët e grupit të punës besoj i kemi shtjerrë të gjitha mundësitë qe para jush me i sjell amendamentet si pjesë e rekomandimit tonë. Kemi pasur disa konsultime shtesë me ekspertët që e njohin këtë fushë i kemi marrë në konsideratë të gjitha sugjerimet vërejtjet dhe besoj qe do ta kemi një projektligj kualitativ e sa më shpejtë ta procedojmë në parlament dhe ta funksionalizojmë”, tha Quni.

Në fund, kryetari i këtij Komisioni nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, tha se pas korrektimit, do ta procedojnë më tutje. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...