20 C
Pec
E shtunë, 1 Tetor, 2022

I vdiq foshnja, infermierja ia dorëzon babait gabimisht një fëmijë tjetër

Dy gra po kryenin lindje në të njëjtën kohë. Në pritje të tyre, në klinikën Gjinekologjike ishin baballarët e foshnjave.

Por njëra lindje kishte rrezikshmëri të lartë dhe foshnja vdiq gjatë procesit të lindjes, derisa tjetra u krye me sukses. E një infermiere fëmijën e gjallë ia prezantoi si të tijin babait të gabuar.

Rastin e konfirmoi vetë drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndreaj, i cili rastin e quan si një keqinterpretim nga ana e infermieres që s’i takon repartit të Gjinekologjisë.

Në lidhje me ndërrimin e foshnjave në Klinikën Gjinekologjike, kanë reaguar edhe nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Ata thanë se nuk bëhet fjalë për ndërrim të foshnjave, por për dhënie të paautorizuar të informatave nga infermierja  dhe ngatërrim të informatës. I alarmuar nga kjo ngjarje është edhe Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve. Ai kërkon të shqiptohet dënim ndaj kësaj infermiereje. Nga Shoqata e Pacientëve thonë se ky nuk është rasti i parë ku stafi i Gjinekologjisë ka bërë gabime me trajtimin e foshnjave./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...