25.7 C
Pec
E enjte, 13 Qershor, 2024

I vihet zjarri kontejnerit në Prishtinë, policia në kërkim të autorëve

Nën rrethana ende të pasqaruara, sot në mëngjes një kontejner i hedhurinave në kryeqytet ka marrë flakë.

Qytetarët kanë lajmëruar zjarrfikësit, falë të cilëve është mundësuar shuarja e zjarrit, i cili rrezikonte të përfshinte kontejnerët e tjerë, njofton Drejtoria e Shërbimeve Publike komunale.

Kryeqyteti në bashkëpunim me policinë do të kujdesen që të gjejnë autorët e mundshëm dhe të gjobiten në bazë të rregullores në zbatim.

“Ju lutemi qytetarë, keni kujdes mos i digjni kontejnerët”, thuhet në apelin e Inspektoratit të Kryeqytetit. /Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...