20.5 C
Pec
E martë, 16 Prill, 2024

I vrari në Studenqan më herët kishte qenë i dënuar për një vrasje! Rreshteri i policisë dyshohet se e vrau atë sot!

Policia e Kosovës ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media, ku ka dhënë informacione për dy vrasjet e ndodhura sot në Suharekë.

Komandanti i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, ka thënë se lidhur me vrasjen që ka ndodhur sot në kazinon e Suharekës, si i dyshuar për rastin është arrestuar një rreshter policor.

“Policia është informuar se një person është i shtrirë tek një lokal i kazinos. Në vendin e ngjarjes është konstatuar se bahet fjalë për një person që është vrarë me armë zjarri. Me të marrë informacionin ne kemi ndërmarrë të gjitha veprimet me të gjitha njësitë. Kemi kuptuar nga informacionet e para se viktima është me ininicialet J.A. [Jetmir Aliaj]”, ka thënë Krasniqi.


Ai ka thënë se në konsultim me prokurorin janë mbledhur disa prova materiale dhe personi i dyshimtë për kryerjen e kësaj vrasje është një pjesëtar i Policisë së Kosovës, rreshter..

Krasniqi ka thënë se janë marrë të gjitha masat ku janë bastisur disa banesa.

“Është konfiskuar arma e zjarrit dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Krasniqi. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...