Një autoblindë ruse po avanconte drejt pozicioneve të tankeve ukrainase – por ky veprim i kushtoi shtrenjtë.
Ishte beteja e drejtpërdrejtë me tanket ukrainase në rajonin rus Kursk – ku ukrainasit muaj më parë filluan inkursionin, transmeton Telegrafi.
“Rusët kishin nisur një sulm duke përdorur mjete të blinduara por u ndalën nga tanket tona – që i thanë natën e mirë pushtuesve”, thuhet në njoftimin e ushtrisë ukrainase.
Në pamjet e publikuara më poshtë, shihet autoblinda ruse që ishte nisur në drejtim të pozicioneve të ukrainasve – duke mos e ditur se atje po e prisnin tanket.
Në momentin që u afrua në një distancë prej dhjetëra metrash, ukrainasit shkrepën predhën nga tanku që e goditi direkt autoblindën ruse – duke detyruar personelin që gjendej brenda të dalin jashtë me shpejtësi.
Madje disa plumba u shkrepën në afërsi të ushtarëve rusë – duke ua bërë me dije se dorëzimi është opsioni i vetëm dhe se çfarëdo lëvizje tjetër do t’ju kushtonte me jetë. /Njeshi/