-1.5 C
Pec
E martë, 7 Shkurt, 2023

Ibrahimi: Komunat nuk kanë faj për rritjen e tatimit në pronë, MF-ja nuk ishte korrekte

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka thënë se komunat nuk e kanë rritur çmimin e tatimit në pronë dhe se këtë kompetencë e ka Ministria e Financave.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Ibrahimi ka thënë se AKK-ja s’ka pasur të bëjë me këtë vendim, por që sipas tij është bërë rivlerësimi i pronave nga Ministria e Financave dhe me këtë rast është rritur vlera e pronave bazuar në çmimet e tregut.

Ibrahimi ka thënë se niveli qendror ka dashur që fajin për këtë vendim t’ua mvesh komunave të Kosovës.

“Është shumë e vërtet që niveli qendror ka dashur që fajin për rritjen e faturave për tatim në pronë t’ua mvesh komunave. Mirëpo ligjërisht komunat nuk kanë kompetenca për ngritjen e faturave për tatim në pronë ndaj qytetarëve. Kompetenca e komunave është që përcaktohet norma tatimore dhe ajo shkon prej 0.15 për qind deri në 1 për qind të vlerës së pronës”, ka thënë Ibrahimi.

“Kurse niveli qendror në bazë të ligjit për tatimin në pronë e ka kompetencën dhe përgjegjësinë për vlerësimin e pronave. Ministria e Financave, Departamenti për Vlerësimin e Pronave e ka bërë një rivlerësim të pronave rezidenciale dhe ka dalur me njoftim tek komunat se vlera e pronave në territorin e komunave do të jetë kaq. Nëse vitin e kaluar niveli qendrorë ka vendosur që një pronë, vlera e asaj prone të jetë 100 mijë euro, atëherë fatura që ka shkuar tek qytetari ka qenë 150 euro, kurse e njëjta pronë këtë vit apo vitin e e kaluar është rivlerësuar nga niveli qendror ku kane thonë që vlera e asaj prone është 200 mijë euro dhe me automatizëm fatura qytetarit do t’i shkojë njëqind për qind më rritje, ajo do të jetë 300 euro”, u shpreh Ibrarimi

Kreu i AKK-së ka ripërsëritur se komunat nuk e kanë marrë këtë vendim, teksa ka kërkuar nga niveli qendror që të ishte më korrekt dhe të tregojë për se rritja e tatimit në pronë është bërë nga Ministria e Financave.

“Komunat nuk e kanë ndryshuar normën tatimore fare, nuk e kanë prekur, por ka ndryshuar rivlerësimi i Ministrisë së Financave ndaj pronave. Dhe këtu është problemi ku besojmë që niveli qendror është dashtë të jetë korrekt ndaj qytetarit dhe të tregoj që ministria e Financave e ka bërë një rivlerësim të ri dhe në bazë të atij rivlerësimi faturat janë rritur për tatimin në pronë”, u shpreh Ibrahimi. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...