5.5 C
Pec
E premte, 19 Prill, 2024

Ibrahimi tregon se a është ai organizatori i bojkotit të takimeve të kryeministrit me kryetarët e komunave

Menduh Abazin, është disktuar për bashkëpunimin e komunave me qeverinë e vendit si dhe ndarjet buxhetore për projektet komunale.

Sazam Ibrahimi, kryeshef i Asociacionit të Komunave të Kosovës, i cili në këtë pozitë është që më shumë se 20 vjet tregon se në histori të intitucionit që ai drejton, asnjëherë bashkëpunimi me qeverinë nuk ka qenë më i zbehtë.

Ai ka treguar se në shumë raste kur thirren takimet mes kryetarëve të komunave dhe qeverisë, AKK’ja nuk njoftohet fare. Ibrahimi ka thënë se kjo sellje dëmton komunat dhe qytetarët e tyre dhe se njejtë ka ndodhur edhe për takimin e fundit që kryeministri ka pasur me kryetarët e komunave, ku shumica e tyre të nuk ishin prezent në takim.

E për këtë një kryetar komune që vjen nga radhët e LVV-së ka akuzuar, Sazan Ibrahimin se ai është oganizator i bojkotit.

“Unë si kryeshef i Asociacionit të Komunave nuk kam qenë as i ftuar e as i njoftuar për takimin. Ftesa për këtë takim kishte shkuar të premten, e hëna ishte pushim, ndërsa të mërkurën është mbajt takimi, kjo të jepë përshtypjen se është takim i jashtëzakonshëm sepse përpara ftesa dërgohej me javë para se të organizohej takimi. Këtu shumica e kryetarëve nuk kanë marrë pjesë dhe absolutisht është e pavërtetë se unë qëndroj pas këtij bojkoti, unë se kam atë fuqi mbi kryetarë që të ju them mos merrni pjesë në takim. Për mundësinë e organizimit të bojkotit më ka akuzuar kryetari Bulliqi. Ai këtë e ka mbështetur duke u thirrur një deklaratë timen se takimet e tilla me kryetarë duhet të organizohen më mirë dhe të ftohen më herët, por unë asnjëherë as nuk kam bërë thirrje për bojkot e as nuk e kam atë fuqi, kjo akuzë e Bulliqit është e pavërtetë dhe absurde”, ka thënë Ibrahimi.

Në anën tjetër kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, këtë debat se duhet të bojktohen apo jo takimet e kryetarëve me qeverinë, e ka qujtuar si të panevojshëm duke shtuar se pushtetet mes qeverisë dhe komunave janë të ndara, ndërsa nga mungesa e bashkëpunimit do të pësojnë qytetarët.

“Unë jam ithtar i vijës institucionale dhe bojkoti nuk është i mirë për institucionet për shtetin, komunat në asnjë mënyrë nuk duhet ta ndjejnë veten si opozitë e qeverisë përkundrazi duhet të funksionojnë që të mos shkëputet zingjiri i funksionimit të shtetit. Në takimin e fundit, ne kemi pasur përfaqësuesin tonë dhe i ka prezantuar projektet dhe kërkesat tona para kryeministrit që ishin çështja e kontratës kolektive, çështja e pronave të AKP dhe Agjencisë së Pyjeve, sepse nuk po kemi prona ku do të ndërtojmë qerdhe në Vushtrri dhe menaxhimi i qendëve endacakë. Pra këto janë tema që duhet diskutohen me qeverinë dhe tu ipet epilog dhe se pa diskutimin dhe involvimin e qeverisë nuk mund tu gjindet zgjidhja”, ka thënë kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Ndryshe nënkryetari i Komunës së Fushe Kosovës, Besnik Osmani ka thënë se cështja nuk duhet shikuar se a marrim pjesë apo jo në një takim të ftuar nga kryeministri por që duhet ndërtuar ura të shëndosha të bashkëpunimit mes nivelit qëndor e lokal.

Sipas tij nuk është e mirë që të bojktohen takimet sikur që nuk është aspak e mirë as vizitatë që I bëjnë nëpër komuna kryeministri e ministra për për projekte komunale pa prezencën e autoriteteve komunale.

“Këto bojkotet e mbledhjeve e në anën tjetër vizitatë e kryeministrit nëpër komuna, pa komunikuar me kryetar të komunave natyrisht  secili qyetar i këtij vendi është i lirë të shkoj ta vizitoi cdo komunë por kur këto vizita janë zyrtare është i domosdoshëm kordinimi. Këto forma dërgojnë mesazhe negative, kryeministri ka qenë në Fushë Kosovë për investime kapitale në nivel lokal dhe nuk ka njoftuar askë nga komuna për këtë vizitë” ka thënë nënkryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Besnik Osmani.

Përvec kësaj sipas nënkryetarit të Fushës Kosovës kërkesatë e komunave neglizhohen skajshmërisht ku për një përgjigjeje komunatë presin deri në dy vjet./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...