21.6 C
Pec
E hënë, 5 Qershor, 2023

Ideatorët e platformës ‘Liria ka emër’, sot në konferencë shtypi

Të dielën, më 2 prill nga ora 14:00 në Prishtinë, platforma “Liria ka emër”, organizon Marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Për detajet e organizimit dhe marshutës së Marshit “Liria ka emër”, dy ideatorët e platformës, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, sot në ora 13:00 do të mbajnë konferencë për media.

Konferenca është ftuar të mbahet në Hotel “Sirius” në Prishtinë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...