15 C
Pec
E shtunë, 19 Korrik, 2025

Identifikohet viktima e vet-aksidentit në Pejë, është biri i një biznesmeni

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Pavlan të Pejës.

Gazeta Insajderi merr vesh se personi i vdekur është Armir Osmani, djali i biznesmenit nga Mitrovica, Ismet Osmanit -Currit.

Zëdhënsi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikci, ka thënë se viktima është identifikuar nga familjarët.

“Viktima është identifikuar nga familjarët. Tash me urdhër të prokurorit po i bëhet autopsia” ka thënë për Insajderin, Shkodran Nikci.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktima ishte duke vozitur me shpejtësi të madhe, me ç’rast ka humbur kontrollin mbi veturën dhe është rrokullisur duke rënë në fushë.

Më pas vetura është përfshirë nga flakët. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...