Fitim Kolusha, 38 vjeçar nga Peja, është personi që humbi jetën gjatë mbrëmjes së sontme në vetaksidentin që ndodhi në fshatin Qungur të Pejës.
Policia Rajonale e Pejës, më parë e konfrmoi rastin e rëndë.
‘Sot rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejë, si pasojë e këtij vetëaksidenti shoferi ka pësuar me fatalitet, vdekjen e së cilit e kanë konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjës. Rasti është duke u hetuar nga Trafiku Rajonal Pejë.-tha për ‘RADIO 1’, Driton Rugova – Zyratr për Informim i Policisë Rajonale të Pejës.
Jo zyrtarisht ‘RADIO 1’ mëson, dyshohet se në momentin kritik automjeti që po ngiste i ndjeri, i ka rënë shtyllës.
I ndjeri, merret vesh se ka qenë punonjës i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Hidrodrini’-Pejë. /Njeshi&RADIO 1/