Siç raportoi Portali ‘Njeshi’ gjatë ditës në Volljakë të Klinës ka ndodhur vetaksident me fatalitet.
Në aksident ka humbur jetën një 22-vjeçar, me identitet Arianit Gashi.
Rastin e ka konfiruar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, toger Fadil Gashi.
“Një i lënduar është paraqitur në QMF në Volljagë të Klinës mëngjesin e sotëm. Mjeku kujdestar ka njoftuar policinë se personi i lënduar ka raportuar se ka qenë i përfshirë në një aksident. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe mjeku kujdestar, ku i njëjti ka konstatuar vdekjen e një personi të gjetur në veturë. I lënduari pas trajtimit në Emergjencën e Pejës, është liruar për në shtëpi”, tha Gashi./Njeshi/