11 C
Pec
E shtunë, 1 Prill, 2023

Identiteti kulturor i Kosovës do të prezantohet në Portugali

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë dhënë detaje rreth lansimit të Javës së Kulturës jashtë vendit e cila nis me Portugalinë.

Sipas ministrisë, kjo nismë e përbashkët është marrë me qëllim që të prezantohet skena artistike dhe kulturore e Kosovës, tek populli i vendeve të ndryshme me program kulturor dhe artistik përgjatë një jave.

“Java e Kulturës përfshinë një mori aktivitetesh që synojnë festimin e identitetit të pasur kulturor dhe format e larmishme të artit vendor, duke ia ofruar publikut të huaj një përvojë unike të talentit dhe potencialit artistik nga Republika e Kosovës”.

Me fillim nga data 19 mars deri më 24 mars, aktivitete të shumta kulturore do të zhvillohen në Portugali, përkatësisht në qytetin e Lisbonës, Bragës dhe Portos, duke paraqitur një gamë të gjerë formash arti, përfshirë muzikën, filmin, artet pamore, literaturën dhe gastronominë.

Objektivi i ngjarjeve është shpërfaqja e talentit artistik dhe identitetit kulturor të Kosovës, duke synuar nxitjen e  lidhjeve ndërmjet artistëve nga Kosova, diaspora dhe atyre në vendet pritëse.

“Duke e vlerësuar artin si një nga fushat e rëndësishme për të nxitur shkëmbimin dhe mirëkuptimin kulturor midis dy vendeve, synojmë që përmes këtyre aktiviteteve dhe shkëmbimeve, të promovojmë më tej lidhjet e forta midis dy kulturave dhe të hapim rrugë për bashkëpunim të mëtejshëm”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...