22.5 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

IHMK shpreh ngushëllime për vdekjen e Tahirsylajt: Do të mbahet mend për punën e tij profesionale

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish drejtorit të këtij institucioni, Sylë Tahirsylaj.

Përmes një postimi në Facebook, IHMK ka thënë se ai do të mbahet mend për punën e tij profesionale dhe përkushtimin për IHMK në veçanti për Sektorin e Meteorologjisë.

“IHMK i shpreh ngushllime familjarëve të profesorit, kolegëve, bashkëpunëtorëve, studentëve dhe të gjithë miqëve të tij”, thuhet në njoftim.

Për vdekjen e tij kanë njoftuar familjarët të cilët kanë thënë se ka vdekur papritur.

Meteorologu Sylë Tahirsylaj do të varroset nesër në ora 16:00 në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.

Paraprakisht, në hotel Grand do të mbahet mbledhja komemorative nga ora 14:00.

Kështu kanë njoftuar familja e të ndjerit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...