-3.1 C
Pec
E mërkurë, 19 Mars, 2025

Ikardi,nuk do të ju kërkoj falje bashkëlojtarëve

Ish kaptieni i Interit, Mauro Ikardi, vazhdon të mbetet në qëndrimet e veta për sa i përket situatës së krijuar rreth ti, pas marrjes së shiritit të kapitenit nga ana e drejtuesve të klubit.

Zyrtarët e skuadrës italiane kanë kërkuar që Ikardi, të ju kërkoj falje bashkëlojtarëve për shkak të refuzimit të tij të jetë pjesë e skuadrës në përballje me Rapidin, por futbollisti argjentinas ka refuzuar një gjë të tillë.

Ndërkohë edhe bashkëlojtarët kanë filluar të distacohen nga veprimet e ish kapitenit,kështu që largimi i tij nga klubi pritet të jetë i shpejtë.

Ikardi, nuk do të përfshihet në përbërjen e skuadrës në ballafaqim me Samdorian, që zhvillohet nesër në kuadër të javës së 24 në elitën e futbollit të Italisë.

Mediat sportive në Itali, kanë publikuar informacione që Ikardi, në fund të këti edicioni ka gjasa ti bashkohet skuadrës së Juventusit.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...