Irani ka njoftuar se ka nisur një sulm të kombinuar me dronë dhe raketa në Izrael, më saktë në Tel Aviv dhe Haifa.Këtë e ka bërë të ditur televizioni shtetëtor iranian.
Televizioni shtetëror iranian, duke cituar ushtrinë, tha se Republika Islamike kishte lëshuar një paralajmërim për banorët e “territoreve të pushtuara” – siç e quan Irani Izraelin – të evakuohen “nëse duan të qëndrojnë gjallë”.
Kjo pasi Irani synon sulme tjera ndaj infrastrukturës izraelite.
Televizioni raporton gjithashtu se ushtria ka urdhëruar evakuimin e selisë së stacioneve televizive izraelite Channel 12 dhe Channel 14, në përgjigje të një sulmi të mëparshëm izraelit në selinë e televizionit shtetëror iranian në Teheran.
Ndryshe, Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu nuk i ka përjashtuar planet për të vrarë liderin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke thënë se diçka e tillë “do t’i jepte fund konfliktit” mes dy armiqve të përbetuar./Njeshi/