18.2 C
Pec
E martë, 24 Maj, 2022

IKSHPK apel qytetarëve: Ju lutemi bartni maskat në çdo vend dhe vaksinohuni

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKShPK) apelon qytetarët të bartin maska në çdo vend dhe të vaksinohen, pasi këto janë mundësitë e vetme për të parandaluar përkeqësimin e situatës epidemiologjike.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, IKShPK ka bërë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojnë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

“Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19. Omicron është tejet ngjitës, andaj mbani maskat në çdo vend, mbani distancën mbi dy metra edhe në mjedise të hapura edhe po qe se të gjithë bartin maska!”, thuhet ndër të tjera në apelin e IKShPK-së./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...