Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka dalur me disa rekomandime mbi cilësinë e ajrit, pasi këto ditë Kosova po përballet me nivele të larta të ndotjes së ajrit.
Një njoftimin e lëshuar nga IKSHPK-ja, thuhet se ndotja e ajrit konsiderohet një rrezik për shëndetin e njeriut, e sidomos për grupet e ndjeshme dhe me sëmundje të rrugëve dhe organeve të frymëmarrjes.
Po ashtu nga ky institut është kërkuar kujdes i shtuar pasi ditët e ftohta dhe rëniet e temperaturave mund ta vështirësojnë më shumë situatën si pasojë e ngrohjes me lëndë të ndryshme djegëse të dëmshme dhe jo-kualitative që po përdorin qytetarët, trafiku dhe industria.
Ndaj dhe si rezultat i kësaj IKSHPK, ka kërkuar nga qytetaret që të ndjekin disa rekomandime për reduktimin e rrezikut kur ajri ka vlera të larta të ndotjes.
“Të redukohen daljet në qytet dhe ne vendet me ajër të ndotur sidomos në mëngjes dhe mbrëmje e sidomos personat që kanë sëmundje kronike të sistemit kardiovaskular dhe respirator, fëmijët dhe shtatzënat;
-Të qëndrohet në shtëpi dhe mos të hapen dritaret për aerosjen e dhomave, derisa zgjasin vlerat e larta;
-Personat që pashmangshëm duhet të dalin në aktivitetet e tyre jashtë shtëpisë të përdorin maska mbrojtëse, të mbulojnë gojën e hundën me shall.
-Të redukohet pirja e duhanit jashtë ku ka qarkullim të njerëzve, e domosdoshmërisht të ndalohet hapësirave të mbyllura sikur e përcakton edhe vet ligji dhe në hapësira të banimit, punës, shkollave dhe spitaleve.
-Grupet e popullatës së rrezikuar të tilla si me sëmundje kronike pulmonare, zemrës, pacientët astmatik dhe të prirur për alergji, të moshuarit, fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna rekomandohet që të kalojnë më shumë kohë në mjedise me nivele të ulëta të ndotësve, të tilla si malet dhe vendpushime të shëndetshme”, thuhet në njoftim. /Njeshi/