24.3 C
Pec
E martë, 15 Korrik, 2025

IKSHPK me rekomandime për sigurinë e ushqimeve në temperaturat e larta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njofton se në ditët me temperatura të larta, është shumë e rëndësishme që qytetarët të kujdesen për sigurinë e ushqimit që e konsumojnë.

“Përmes ruajtjes dhe përgatitjes adekuate të ushqimit, mund të parandalojmë rritjen e baktereve; ruajmë freskinë e ushqimit; shmangim helmimet përmes ushqimit; i ruajmë vlerat ushqyese të tij dhe mundësojmë të zgjatet afati i përdorimit të ushqimit”, thuhet në rekomandimin e IKSHPK-së.

Po ashtu sipas IKSHPK-së, kujdesi për sigurinë e ushqimit gjatë verës nuk është vetëm një zakon i mirë, por një nevojë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

Për më shumë informacion, ndiqni më poshtë këshillat: 5 çelësat për ushqim të sigurt, një udhëzues ky i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për sigurinë e ushqimit, që për qëllim ka parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimet e kontaminuara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale sot janë paraparë të jenë ndërmjet dymbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë gradë Celsius (12-18°C), kurse maksimalet do të arrijnë nga tridhjetenjë dhe tridhjetepesë gradë Celsius (31-35°C)./Njeshi&Kosovapress/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...