24.3 C
Pec
E martë, 8 Korrik, 2025

IKSHPK publikon rekomandime për evitimin e temperaturave të larta

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës pas ngritjes së temperaturave ka dalë me një varg rekomandimesh për të evituar nxehtësinë e madhe.

Në mesin e rekomandimeve thuhet që të shmanget dalja jashtë gjatë kohës kur temperaturat janë më të larta, të qëndrohet në hije dhe vende të freskëta.

“Shmangni ekspozimin direkt në diell nga ora 10:00 deri në 17:00 – qëndroni në hije ose brenda. Hija mund të ulë ndjesinë e nxehtësisë për më shumë se 10 ˚C. Mos mbuloni kurrë karrocën e fëmijës me pëlhurë të thatë – kjo rrit temperaturën brenda saj. Përdorni një pëlhurë të lagur, të hollë, dhe freskojeni herë pas here. Vishni fëmijët me rroba të lehta e të lirshme që mbulojnë lëkurën, përdorni kapele me buzë të gjera, syze dielli dhe krem mbrojtës kundër rrezeve UV”, thuhet në rekomandime.

Veshja e rrobave të lehta, dushi i shpeshtë dhe pirja e 2 deri në 3 litra ujë janë pjesë e rekomandimeve të tjera nga Instituti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...