18.2 C
Pec
E diel, 1 Gusht, 2021

IKSHPK: Mos kyçni bunaret në rrjetin e ujësjellësit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) përmes një komunikate drejtuar mediave ka thënë se duhet parandaluar sëmundjet që barten me ujë.

IKSHPK në komunikatë mes tjerash fton qytetarët që të mos kyçin bunaret në rrjetin e ujësjellësit.

Postimi i plotë:

Parandalimi i sëmundjeve që barten me ujë

Uji i pijshëm duhet të jetë brenda kritereve të përcaktuara sipas rregulloreve në fuqi, në mënyrë që mos të dëmtojë organizmin.

Uji luan rol të rëndësishëm për organizmin e njeriut.

Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ndikon në shëndetin e njeriut. Sot dihet se nga përdorimi i ujit të ndotur shkaktohen më shumë se 200 sëmundje, disa prej të cilave shkaktohen nga ndotja e ujit me jashtëqitje të njeriut ose të kafshëve.

Si mund të mbrohemi nga sëmundjet që barten me ujë të ndotur?

• Konsumoni ujë të sigurtë/ të dezinfektuar për pije. Në mungesë të tij, vlojeni ujin së paku 10 minuta dhe ftoheni para përdorimit.
• Ruani ujin në enë të pastërta.
• Mos kyçni bunaret në rrjetin e ujësjellësit.
• Lani duart para dhe pas përgaditjes dhe ngrënies së ushqimit.
• Lani duart me ujë të pastër dhe sapun pas përdorimit të toaletit, ndërrimit të pelenës së femijës, kujdesit ndaj personit tjetër si dhe kujdesit ndaj kafshëve.

UJI I PASTËR – SËMUNDJA LARG!/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...