18.2 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Ilir Ikonomi fiton Çmimin “Lumo Skëndo” 2023

Autori, Ilir Ikonomi fiton Çmimin “Lumo Skëndo” 2023 me veprën e tij “Fan Noli -Apostulli” (vol. I).

Kështu bëri të ditur ministria e Kulturës e Shqipërisë, njofton Klankosova.tv.

Çmimi “Lumo Skëndo”, themeluar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, promovon veprat dhe autorët që pasurojnë botën letrare dhe ndërgjegjen kombëtare me kontributin e tyre në publicistikë dhe eseistikë.

Ky vit ishte i veçantë për numrin dhe cilësinë e veprave konkurruese, që reflektojnë thellësinë artistike dhe integritetin shkencor.

Për shumë nga autorët këto janë vepra të shumëpritura nga lexuesit e tyre; disa janë një fllad i ri në çështje të vjetra, por padyshim për të gjithë ne përfaqësojnë zëra dhe mendësi të reja të diskursit publik shqiptar, si një kontribut i paçmueshëm në misionin dhe trashëgiminë e madhe që la pas Lumo Skëndo.

“Misioni i vlerësimit dhe stimulimit të botimeve me vlera të spikatura në këto fusha (publicistike, eseistike dhe studimore) përmes evokimit të personalitetit të kulturës dhe të mendimit shqiptar, është mision që edhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit e gjen të integruar në të gjitha segmentet e saj të politikave publike, por edhe mbështetjeve që jep pikërisht për të tilla nisma të lavdërueshme”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...