-0.9 C
Pec
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Imazhe që tregojnë se çfarë gjetën sirianët dhe si “plaçkitën” pallatet e Asadit në Damask të Sirisë

Sirianët “plaçkitën” rezidencat e Bashar al-Assad në Damask pasi ai u arratis në Rusi.

Dhe imazhet treguan rebelë dhe civilë që vizitonin territoret e shtëpive të tij të mëparshme dhe shihnin se si kishte pasur një jetesë luksoze diktatori i rrëzuar.

 

Fëmijët u panë duke vrapuar në pallatin presidencial Al Rawda të Asadit ndërsa kishte të tillë që dolën duke marrë me vete edhe mobilje.

Madje një burrë i armatosur është parë duke mbajtur një pushkë në pallat.

 

 

 

Aty thuhet se është gjetur edhe një fletore në kuzhinë tregonte një menu “për zonjën” dhe “shefin” duke përfshirë shënime mbi preferencat e tyre të kuzhinës, si dhe receta.

“Ushqim për zonjën: Ajo nuk e pëlqen spinaqin – nuk do ta gatuajmë më. Nesër do të gatuajmë salmon ose peshk Latakia”, thuhej në një hyrje në bllokun e shënimeve. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...