13.4 C
Pec
E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Imigrantët haitianë në Ohio shprehin frikë për sigurinë e tyre

Imigrantët haitianë në Springfield, Ohio, kanë shprehur shqetësimet për sigurinë e tyre pas kërcënimeve për shpërthime dhe të shtëna, që çuan në mbylljen e ndërtesave dhe shkollave për disa ditë, raporton abcnews.

Në qytetin e me më shumë se 58,000 banorë, ndodhi një ambient i frikshëm dhe i pasigurt.

James Fleurijean, anëtar i Qendrës për Ndihmë dhe Mbështetje të Komunitetit Haitian, tha se shpërndarja e deklaratave të rreme dhe ndarëse nga politikanët ka krijuar një klimë frike.

Ndërkohë, ish-Presidenti i ShBA-së Donald Trump dhe kandidati për Senat JD Vance kanë rritur shqetësimet duke shpërndarë informacion të pasaktë për migrantët haitianë.

Guvernatori i Ohios, Mike DeWine, ka hedhur poshtë këto thashetheme dhe ka kërkuar përqendrim në përparimin e qytetit dhe përfitimet ekonomike që migrantët po sjellin.

Ai theksoi se shumica e migrantëve që kanë mbërritur në Springfield gjatë katër vjetëve të fundit janë nga Haiti dhe janë në kërkim të mundësive të reja për punë dhe një jetë më të sigurt./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...