4.7 C
Pec
E shtunë, 7 Dhjetor, 2024

Imuniteti i deputetëve, gjykata penale kundërshton pretendimet e Talat Xhaferit

Gjykata penale, në një komunikatë për mediat, kundërshton pretendimet e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë Veriore Talat Xhaferit për përgjegjësinë e gjykatës në rast të arratisjes së deputetëve të dyshuar.

Në komunikatë thuhet se Gjykata nuk mund të marrë masa sigurie nëse për këtë nuk krijohen kushte.

“Jemi dëshmitarë se për herë të parë, Kuvendi, i cili është kompetent për vendimin për imunitetin, në afatin e paraparë ligjor të mos marrë vendim dhe më këtë t’i pamundësojë gjykatës të vendosë për paraburgimin e deputetëve. Për këtë, janë të papranueshme deklaratat se gjykata do të jetë përgjegjëse për zgjatjen e procedurës, për deri sa gjykata nuk mundet sipas vullnetit të saj dhe në kundërshtim me ligjin të caktojë çfarëdo masash sigurie nëse për këtë nuk krijohen kushte. Nëse Prokuroria dorëzon propozim të ri për shkak të rrethanave të reja, gjykata menjëherë do të drejtohet deri te Kuvendi dhe nëse në kohë merret vendim nga Kuvendi, menjëherë do të veprojmë”, thuhet në qëndrimin e Gjykatës penale, në lidhje me imunitetin e deputetëve Trajko Veljanovski dhe Lupço Dimovski.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...