2.3 C
Pec
E hënë, 22 Prill, 2024

Inagurohet projekti për instalimin e paneleve diellore në Ferizaj, të financuar nga MAPL

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të projektit për instalimin e paneleve diellore / fotovoltaike dhe ndërrimin / vendosjen e pikave me efikasitet të lartë në katër institucionet arsimore publike në Ferizaj, të financuar nga MAPL përmes fondeve IPA.

Gjatë fjalës së tij Ministri Krasniqi ka theksuar se ‘Financimi i projekteve të cilat kursejnë energjinë, mbrojnë ambientin dhe fuqizojnë bashkëpunimin ndërkufitar janë prioritet i MAPL-së si udhëheqëse e Programit të Bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë – Maqedoni Veriore, duke pas parasysh krizën energjetike dhe rëndësinë e agjendës së gjelbër’.

Gjithashtu Ministri Krasniqi, ka falenderuar Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovës e cila nëpërmjet programeve të bashkëpunimit ndërkufitar, ka mbështetur afrimin e vendeve pjesëmarrëse, përmirësimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, rritjen e komunikimit në mes të njerzëve dhe promovimin e vlerave të përbashkëta socio-ekonomike.

Përmes këtij projekti do të përfitojnë qytetarët e Komunës së Ferizajit dhe të Çairit, banorët e zones ndërkufitare dhe invoatorë të energjisë së rinovueshme/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...